Ballina Flash

”United Airlines” humbi 1,4 miliardë dollarë në T1 2021

ÇIKAGO, 20 prill /ATSH-DPA/ – Kompania amerikane ”United Airlines” raportoi një humbje prej 1,4 miliard dollarë për tremujorin e parë (T1) të vitit ndërsa kriza e koronavirusit vazhdon të ndikojë në udhëtimet ajrore.

Një vit më parë, linja ajrore me qendër në Çikago raportoi humbje prej 1,7 miliardë dollarësh.

Krahasuar me vitin 2020, të ardhurat e kompanisë ranë 60% në 3,2 miliardë dollarë.

Kompania mbajti mundësinë e kthimit në përfitim gjatë vitit, por aksionet e saj fillimisht ranë me 1,5% pas tregtimit.

Analistët nuk prisnin humbje kaq të mëdha. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVdes ish-zëvendëspresidenti amerikan Mondale
Artikulli tjetërMasat antikovid/ Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas