Ballina Ekonomi

Të ardhurat nga fondet speciale në janar llogariten 9.4 miliardë lekë

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Të ardhurat nga fondet speciale gjatë muajit janar të këtij viti rezultojnë rreth 9.4 miliardë lekë.

Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga fondet specialet janë mbledhur rreth 1 miliardë lekë më pak se a në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur u mblodhën 9.5 miliardë lekë.

Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve.

Nga sigurimet shoqërore u mblodhën 8.1 miliardë lekë ndërsa nga sigurimi shëndetësor të ardhurat llogariten 1.3 miliardë lekë

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Fillon viti zgjedhor, hapen votimet në dy shtete
Artikulli tjetërFestohet Dita e Verës/ Urimet