Ballina Ekonomi

Lame në Tepelenë/ Sfidë, certifikimi i tokës bujqësore

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame u ndal në Tepelenë, nga ku deklaroi se sfidë mbetet procesi i certifikimit i tokës bujqësore në të gjithë vendin.

Në takimin e zhvilluar në Tepelenë, të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi si dhe deputetja e PS-së, Mirela Kumbaro.

“Është turp për shtetin shqiptar që pasi jua dha tokën nuk jua regjistroi dot”, tha Lame duke e shtuar si sfidë jo vetëm për Kadastrën por edhe tek sektorët e tjerë që lidhen me investimet.

Sa i takon regjistrimit të tokave, Lame tha se do të ketë një komunikim me qeverinë nëse mund të shtyhet afati i aplikimeve që ishte parashikuar deri në 7 nëntor.

Ministri Çuçi dhe deputetja Kumbaro e vunë theksin tek investimet në këtë zonë jo vetëm në bujqësi por edhe në turizëm.

Kryetari i bashkisë, Tërmet Peçi vlerësoi faktin e ngritjes së shërbimit të kadastrës Tepelenë nga zyrë në drejtori rajonale, gjë e cila afron më shumë pranë qytetarëve shërbimet kadastrale si edhe përshpejton procesin e legalizimeve./a.gjonaj/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë pëllumbeshë 1,6 milionë… euro?!
Artikulli tjetërBRUKSEL – Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin e BE-së dhe planin e rimëkëmbjes