Ballina Flash

Një pëllumbeshë 1,6 milionë… euro?!

BRUKSEL, 16 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një pëllumb postier, ”i arsimuar” në Belgjikë, u shit në një ankand për një rekord prej 1,6 milionë euro.

Ishte New Kim, një pëllumbeshë dyvjeçare, e cila u ofrua me një çmim fillestar prej vetëm 200 eurosh, raportoi BBC.

Kurt Van de Wouwer, pronari i pëllumbeshës tha se ishte “tronditur” nga çmimi i paguar për të.

New Kim u shit tek një blerës anonim në Kinë, ku garat e pëllumbave janë gjithnjë e më popullore.

New Kim fitoi një seri garash në 2018.

Pëllumbesha aktualisht është ”pensionist” dhe do të përdoret për fertilizim.

Rekordi i mëparshëm i përkiste pëllumbit të quajtur Armando, një pëllumb transportues i shitur vitin e kaluar për 1,25 milionë euro.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritja e kontributit të turizmit në ekonomi/ Mbërrin në Kuvend marrëveshja e huasë prej 60 milionë eurosh me BERZH-in
Artikulli tjetërLame në Tepelenë/ Sfidë, certifikimi i tokës bujqësore