Ballina Ekonomi

Lufta kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit/ Tatimet, marrëveshje me BKH për shkёmbimin e informacionit

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve dhe Byroja Kombёtare e Hetimit nënshkruan sot marrëveshjen pёr shkёmbimin e informacionit në kuadër tё luftёs kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtorja e DPT, Delina Ibrahimaj dhe ajo e BKH-së, Aida Veizaj.

Marrёveshja synon forcimin e bashkëpunimit në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, goditjen e veprimtarisë kriminale dhe vënien para drejtësisë të autorëve të tyre.

Në marrëveshje po ashtu përcaktohet procedura dhe rregullat e bashkëpunimit midis dy institucioneve në mënyrë që të sigurohet realizimi i aksesit, komunikimit, shkëmbimit të të dhënave dhe kryerjes së analizave me qëllim rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVizita e kryediplomatit grek në Tiranë/ PDIU protestë para Ministrisë së Jashtme
Artikulli tjetërNjësi e re në terren për kontrollin e maskave/ Rama: Synimi jo ndëshkimi i shkelësve, të shmangim me çdo kusht një mbyllje të dytë