Ballina Bota

PEKIN – Kina bashkohet me aleancën globale të vaksinave

PEKIN, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Ministria e Jashtme kineze deklaroi se vendi i është bashkuar aleancës globale të vaksinave, COVAX, që synon të japë doza të vaksinës Covid-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Programi menaxhohet nga Gavi, Aleanca e Vaksinave, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa SHBA dhe Rusia refuzuan të bashkohen me nismën.

“Kjo është një masë e rëndësishme për Kinën për të mbështetur konceptin e një komuniteti të shëndetit njerëzor dhe për të përmbushur angazhimin e saj për të promovuar vaksinat si një produkt publik global”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying në një deklaratë, i cili nuk hyri në detaje se cili do të jetë kontributi i Kinës.

Presidenti kinez Xi Jinping më parë tha se një vaksinë e zhvilluar nga Kina Covid-19 do të ishte një e mirë publike globale.

Kina aktualisht ka katër kandidatë për vaksinën ndaj koronavirusit në provat klinike të fazës së tretë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë/ Asfaltohet rruga që lidh aksin Korçë-Voskopojë me fshatin Gjonomadh
Artikulli tjetërInfrastrukturë e re në Kavajë/ Furnizim pa ndërprerje me ujë, përfitojnë mbi 41 mijë banorë