TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Mbi 41 mijë banorë të Kavajës do të përfitojnë furnizim pa ndërprerje me ujë duke nisur nga viti që vjen, falë investimit që po kryhet për ndërtimin e ujësjellësit së këtij qyteti.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Menaxhimit të Mbetjeve (AKUM), Alqi Bllako bëri të ditur se përmes këtij projekti po kryhen ndërhyrje thelbësore në infrastrukturë për të modernizuar sistemin e ujësjellësit.
“Po punohet për të ndërtuar infrastrukturën e re dhe zëvendësimin e një rrjeti ekzistues tërësisht të amortizuar dhe dëmtuar. Në 2021 do të garantohet 24 orë ujë i pijshëm e me cilësi për mbi 41 mijë banorë të zonës urbane”, tha ai.
Sipas tij, bbjektivi strategjik i qeverisë shqiptare është transformimi rrënjësor i sektorit të ujit për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe nxitur rritjen e ekonomisë lokale.
Deri tani është kryer 42% e volumit të punimeve./a.gjonaj/j.p/r.e/
























