BERLIN, 2 tetor /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz këmbënguli sot para deputetëve se marrja e dhjetëra miliarda eurove për borxhin e ri, vitin e ardhshëm, është e nevojshme në sfondin e krizës së COVID-19.
“Borxhi do të sigurojë stabilizimin e ekonomisë më të madhe të Europës dhe do të lejojë investime në të ardhmen”, argumentoi ai.
Gjermania ka “shkelur” rregullat e saj fiskale për të financuar miliarda euro në masa stimuluese gjatë pandemisë, që e tërhoqi vendin në atë që ka të ngjarë të jetë recesioni më i rëndë në historinë e saj të pasluftës.
Scholz po planifikon 96,2 miliardë euro borxh shtesë si pjesë e buxhetit të tij 2021./ /ervo/























