TIRANË, 10 prill/ATSH/ Grupet e terrenit të Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të degës rajonale të Elbasanit, kanë kryer sot 140 monitorime në qytetin e Elbasanit dhe Gramshit.
Nga inspektimet e kryera në markete nuk u konstatuan parregullsi. Subjektet e përcaktuara në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë janë të mbyllura, subjektet e hapura kryesisht furra buke, markete dhe farmaci kanë zbatuar të gjitha udhëzimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Elbasan ka informuar se “në mënyrë më të detajuar janë monitoruar: 11 furra buke, 42 bar kafe, restorante apo piceri, 44 dyqane mishi, 10 farmaci, 7 klinika dentare, 3 berberë, 5 OSHEE/UK, 11 materiale ndërtimi dhe aktivitete të tjera, 7 shërbim bankar.
Monitorimet janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Gramsh.
z.tosku//r.e/























