Ballina Aktualitet

Basha: Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet

TIRANË, 9 prill /ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me ndihmat e qeverisë për ata që kanë humbur vendet e punës, ku sipas tij, qeveria ua ka vonuar.

Basha shprehet se “me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë”.

“Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë! Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari”, tha ai.

Po ashtu Basha thekson se “i bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është tani”.

/j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak140 monitorime për zbatimin e masave kundër COVID-19/ Asnjë shkelje në Elbasan e Gramsh
Artikulli tjetërPresidenti Thaçi i kërkon sërish Kurtit kandidatin për kryeministër