PRISHTINË, 15 mars /ATSH/ Kuvendi i Kosovës ka miratuar orët e para të ditës së sotme, pas një seance të jashtëzakonshme maratonë, me 57 vota pro dhe 5 abstenime, Rezolutën lidhur me bisedimet me Serbinë.
Me propozimin e kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, si pikë e parë e seancës u fut Rezoluta lidhur me bisedimet me Serbinë.
Me rezolutën e miratuar, Kuvendi autorizon Qeverinë e Kosovës për të udhëhequr bisedimet me Serbinë dhe të kërkojë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë me garantimin e tërësisë territoriale të Kosovës.
Në seancë opozita nuk ishte e pranishme.
/KosovaPress/






















