PRISHTINË, 15 mars /ATSH/ Kuvendi i Kosovës ka miratuar orët e para të së dielës, pas një seance të jashtëzakonshme maratonë, me 63 vota pro dhe asnjë abstenim, Ligjin për buxhetin e vitit 2020.
Opozita nuk ishte e pranishme në seancën e jashtëzakonshme.
Gjithashtu gjatë kësaj seance u miratua edhe Rezoluta lidhur me bisedimet me Serbinë, përmes së cilës Kuvendi autorizon Qeverinë e Kosovës për të udhëhequr bisedimet me Serbinë dhe për të kërkuar njohje reciproke mes dy shteteve e garantimin e tërësisë territoriale të Kosovës.
/KosovaPress/






















