Ballina Bota

SHBA – Kongresi zhbllokon 8,3 miliardë dollarë kundër COVID-19

LOS ANXHELES, 6 mars /ATSH-AFP/ – Kongresi amerikan miratoi një plan urgjent prej 8,3 miliardë dollarësh për të financuar luftën kundër koronavirusit që po përhapet në SHBA, ndërkohë që një vatër e re e rasteve të dyshuara u njoftua në bordin e një anijeje në brigjet e San Franciskos.

Senati votoi praktikisht me unanimitet në favor të këtij teksti, fryt i një marrëveshjeje mes republikanëve dhe demokratëve, miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte propozuar fillimisht një buxhet prej 2,5 miliardë dollarësh, gjykuar i pamjaftueshëm nga opozita demokrate, për t’i bërë ballë përhapjes së virusit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO-Ligji i ri për punësim në Gjermani/Ambasadori Zingraf shpjegon procedurën
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – NASA zbulon emrin e roverit të ardhshëm