Ballina Shkencë dhe teknologji

TEKNOLOGJI – NASA zbulon emrin e roverit të ardhshëm

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-AFP/ – NASA zbuloi emrin e roverit të saj të ardhshëm në Mars që quhet Perseverance (vazhdimësi).

Do të jetë automjeti i pestë eksplorues në planetin e kuq, që do të udhëtojë në gjurmët e  Sojourner, mbërritur në mars në 1997, Spirit dhe Opportunity në 2004, si dhe të Curiosity, që eksploron planetin që prej 2012.

Emri i tij u njoftua në një shkollë në Burke, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku nxënësi që e zgjodhi, Alex Mather u përshëndet për këtë zbulim.

“Si çdo mision eksplorues në të kaluarën, roveri ynë do ta gjejë veten përballë sfidave dhe do të bëjë zbulime të jashtëzakonshme”, theksoi shkencëtari kryesor i NASA-s Thomas Zurbuchen./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Kongresi zhbllokon 8,3 miliardë dollarë kundër COVID-19
Artikulli tjetërZAGREB – Borrell: Kufiri me Greqinë nuk është i hapur