Ballina Flash

Ashpërsim i luftës kundër trafikimit të pasurisë kulturore, ekspertët e BE-së në Tiranë

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Ekspertët e ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me ekspertët e Bashkimit Europian do të punojmë në ashpërsimin e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë sonë kulturore.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka informuar se krahas ndihmës në qasjen e legjislacionit shqiptar me kërkesat e Bashkimit Europian, ekspertët do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve teknike e profesionale, në trajnimin e stafit të Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe të institucioneve të tjera.

“Së bashku me skuadrën e ekspertëve të B&S Europe do të punojmë në ashpërsimin e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë sonë kulturore. Përpos ndihmës në qasjen e legjislacionit shqiptar me kërkesat e Bashkimit Europian, ekspertët do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve teknike e profesionale, në trajnimin e stafit të Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe të institucioneve të tjera, që lidhen në mënyrë direkte e indirekte në trajtimin e kësaj çështjeje, si doganat, policia etj”, -u shpreh Margariti.

Ministrja tha po ashtu se pjesë e këtij projekti është edhe sensibilizimi qytetar për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, duke nisur që nga brezi më i ri, nëpërmjet edukimit përmes kulturës. z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlet importi i makinave të vjetra, Gonxhja: 1 528 mjete më shumë me vit prodhimi mbi 2011
Artikulli tjetërMYNIH – Wang: Virusi është i shërueshëm, Kina do të dalë më e fortë