Ballina Ekonomi

Ulet importi i makinave të vjetra, Gonxhja: 1 528 mjete më shumë me vit prodhimi mbi 2011

https://www.facebook.com/blend.gonxhja/videos/818154745353957/?t=68

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Importi i mjeteve të vjetra ka vijuar trendin rënës edhe gjatë muajit janar të këtij vitit.

Sipas kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, 1 528 mjete më shumë u regjistruan gjatë muajit janar me vit prodhimi mbi 2011, krahasuar me janarin e 2019-s .

Po ashtu, u regjistruan për here të parë 59 mjete elektrike . Nga zerimi i tarifave të regjistrimit për këtë kategori, sipas Gonxhes, u janë kursyer qytetarëve 432 mijë lekë.

Të ardhurat e realizuara, theksoi Gonxhja, u rritën me 22% gjatë muajit janar të këtij vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

Gjatë janarit 2020, të ardhurat llogariten 196 milionë lekë nga 160.5 milionë që ishin në 2019-n.

“DPSHTRR nis vitin 2020 me rezultate fantastike, duke rritur rendimentin e performancën, falë maksimalizimit përmes sistemeve të reja, investimeve, informatizimit e mirë administrimit logjistik e organizativ”, deklaroi Gonxhja.

Sipas tij, për çdo 1 lek të investuar në shërbime kthimi llogaritet 1.54 lekë.

Gonxhja bëri të ditur se të ardhurat e realizuara nga regjistrimi i mjeteve u rritën me 22%, nga dhënia e lejeve të drejtimit 9% dhe nga taksat dhe tarifat 2.9%.

Duke folur për dhënien e lejeve të drejtimit në vetëm 30 minuta, Gonxhja e konsideroi atë një transformim epokal.

“4200 qytetarë kanë marrë lejen e drejtimit në vetëm 30 minuta gjatë muajit janar 2020, se 191 qytetar në ditë.”, tha Gonxhja./a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Europa regjistron viktimën e parë nga koronavirusi
Artikulli tjetërAshpërsim i luftës kundër trafikimit të pasurisë kulturore, ekspertët e BE-së në Tiranë