Ballina Bota

PARIS – Europa regjistron viktimën e parë nga koronavirusi

PARIS, 15 shkurt /ATSH-DPA/ – Europa regjistroi vdekjen e parë të lidhur me koronavirusin, deklaroi sot ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn.

Një turist 80-vjeçar kinez vdiq nga sëmundja pulmonare në një spital në Paris.

”Viktima, një banor i provincës kineze ku shpërtheu sëmundja, mbërriti në Francë më 16 janar dhe u shtrua në spital në izolim më 25 janar, por gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi”, tha Buzyn.

”Vajza e tij ishte shtruar gjithashtu në spital me sëmundjen e Covid-19 të shkaktuar nga virusi, por ishte jashtë rrezikut dhe duhej të shkarkohej së shpejti”, tha Buzyn./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikualifikimi urban i bllokut të pallateve 108 në Elbasan, përfitojnë 1200 banorë
Artikulli tjetërUlet importi i makinave të vjetra, Gonxhja: 1 528 mjete më shumë me vit prodhimi mbi 2011