Ballina Aktualitet

Policia Rrugore e Tiranës godet dy raste të mitdhënies

TIRANË, 8 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Policia e Tiranës godet dy raste të mitdhënies.

Sipas njoftimit të publikuar nga Policia e Tiranës, në pranga kanë rënë dy drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.

“Në funksion të patrullimeve në zona të ndryshme të Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Ndre Mjeda” drejtuesin e mjetit me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh”-, njofton Policia e Tiranës.

“Gjithashtu, në rrugën “Konferenca e Pezës” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij”-, vijon njoftimi.

“Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara”-, përfundon njoftimi, teksa është publikuar dhe video e kamerave trupore të efektivëve të qarkullimit rrugor të cilat kanë filmuar momentet e tentativave së mitëdhënies. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarash Kumbulla tek “Inter”, zikaltrit prenotojnë talentin shqiptar për në qershor
Artikulli tjetërVIDEO- Përroi i Zaranikës, Malaj për ATSH-në: 10 milionë lekë nga fondi i Emergjencave për riparimin e dëmtimeve nga shirat