Ballina Aktualitet

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tërmeti: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ngushëlloi sot familjet e viktimave të tërmetit të rënë në Shqipëri, si dhe shprehu gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Kurti theksoi se “tërmeti u ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tani mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve”.

“Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, – tha Kurti.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Tërmeti në Shqipëri titull kryesor i medias botërore
Artikulli tjetërMeta telefonon Haradinajn: Ndihmë nga Kosova për forca xheniere dhe ekipe emergjence