TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ – Hartimi i paketës ligjore për garantimin e të drejtës së votës në Diasporë ishte në qendër të mbledhjes të Grupit Ndërinstitucional të Punës.
Vota e shtetasve jashtë vendit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komuniteteve shqiptare në vendet e ndryshme ku ata janë vendosur.
Sot u mbajt mbledhja e radhës me anëtarët e Grupit Ndërinstitucional të Punës për hartimin e paketës ligjore që do të garantojë të drejtën e votës të gjithë shtetasve shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë.
Ky grup ndërinstitucional kryesohet nga ministri i Shtetit për Diasporën dhe në përbërje të tij janë specialistë nga ministri të ndryshme. /a.g/























