Ballina Bota

LUKSEMBURG – BE: Reforma polake e pensioneve për gjyqtarët shkel të drejtën europiane

LUKSEMBURG, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Rregullat e miratuara nga Polonia për sa i përket nxjerrjes në pension të gjyqtarëve duke vendosur në mënyrë të veçantë një moshë ndryshe mes burrave dhe grave për daljen e tyre në pension, bien në kundërshtim me ligjin e Bashkimit Europian, theksoi sot Gjykata e Drejtësisë e BE-së.

Gjykata e gjykoi të paligjshëm pushtetin e akorduar për ministrin e Drejtësisë për të zgjatur afatin e mandatit të gjyqtarëve duke dënuar edhe një herë reformën e kundërshtuar të sistemit gjyqësor të Polonisë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVotimi i emigrantëve/ Mblidhet grupi ndërinstitucional
Artikulli tjetërTURQI – OPEC: Industria e naftës ka nevojë për 10,6 trilionë dollarë investime