ANKARA, 5 nëntor /ATSH-AA/ – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) bëri të ditur se rreth 10,6 trilionë dollarë investime do të nevojiten në planin global për të mbajtur kërkesat e parashikuara të furnizimit me naftë gjatë periudhës 2019 deri në 2040.
Kërkesa e investimeve globale të naftës për periudhën 2018-2040 vlerësohet në 8,1 trilionë dollarë, sipas OPEC-ut, duke shtuar se shumica e kësaj do të ishte në vendet joanëtare të OPEC-ut.
Kërkesa totale për energji parësore pritet të rritet me 25 % ndërmjet 2018 dhe 2040 me energji të rinovueshme duke hapur rrugën në drejtim të rritjes.
OPEC sugjeron se nafta dhe gazi parashikohen të plotësojnë më shumë se 50 % të nevojave të energjisë në botë deri në fund të periudhës së parashikuar./ /os/ a.jor.






















