Ballina Bota

TURQI – Ankaraja konfirmon arrestimin e motrës së al-Bagdadit

ANKARA, 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Forcat turke në veri të Sirisë kanë arrestuar motrën e Abu Bakr al-Bagdadi, udhëheqësit të ISIS-it, i vrarë muajin e kaluar nga ana e forcave amerikane, theksoi shefi i komunikimit të presidencës së Ankarasë, Fahrettin Altun, duke e quajtur një shembull tjetër suksesi  të operacioneve kundër terrorizmit.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se pasardhësi numër një i kreut të grupit të Shtetit Islamik i vrarë gjatë një sulmi të forcave amerikane në fundjavë, ishte eliminuar gjithashtu.

“Sapo konfirmova se zëvendësi numër një i Abou Bakr al-Baghdadi është eliminuar nga trupat amerikane. Tashmë ai ka vdekur!”, kishte theksuar presidenti amerikan disa ditë më pare në Twitter.

Forcat kurde kishin njoftuar njëkohësisht edhe vdekjen e Abou Hassan al-Mouhajir, krahu i  djathtë i Abou Bakr al-Baghdadi dhe zëdhënësi i organizatës ISIS./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – OPEC: Industria e naftës ka nevojë për 10,6 trilionë dollarë investime
Artikulli tjetërKINA – Franca keqardhje për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën