Ballina Ekonomi

Punime në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Elbasanit dhe Shkodrës

TIRANË, 11 qershor/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të stakojë energjinë elektrike në disa zona në Elbasan dhe Shkodër më 14 qershor.

OSHEE bën të ditur se kufizimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të punimeve të remontit të planifikuar në këto qytete.

“Në nënstacionin e Elbasanit në datën 14 qershor gjatë intervalit kohor 16:00-20:00 do të stakohet energjia në këto zona në Elbasan ish-Kombinati Metalurgjik, biznese, Gracen, Bradashesh, Shijon, Dopaj, Mamel, Shtemaj, Delishtë”, thekson OSHEE.

Sipas OSHEE, po ashtu për shkak të remontit të planifikuar nga OST në linjën 110 kV L 110-19 HEC Vau i Dejës – Shkodra 1, në datën 14 qershor në intervalin kohor 08:00-16:00, do të mbeten pa energji këto zona në Shkodër; Mjedë, Shelqet, Pistull, Paçram, Stajkë, Bashkia Laç i Vaut të Dejës, Dush, Gomsiqe, Hajmel, Nënshat, Vig-Mnele, Kaç, Naraç, Rrenc, Guri i Zi, Juban, Rragam, Sheldi, Vukatanë, Kuç, Bardhaj.

OSHEE është duke investuar në rrjet, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj abonentëve, si dhe reduktimin e humbjeve në rrjet. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBullgaria mbështetje Kosovës në të gjitha fushat
Artikulli tjetërIsh-presidenti amerikan Bill Clinton mbërrin në Kosovë