PRISHTINË, 11 qershor /ATSH/ – Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka arritur në Kosovë disa minuta më herët.
Ai në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. Clinton është ftuar që të marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe.
Bill Clinton në vitin 1999 ka qenë president i SHBA-së dhe ka qenë njëri ndër personat vendimtarë për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Në shënimin e 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës do të qëndrojë edhe Madeleine Albright e cila në vitin 1999 ishte Sekretare e Shtetit e SHBA. /KosovaPress/ /a.g/






















