Ballina Bota

GREQI – Varufaqis përjashton çdo aleancë me Ciprasin

ATHINË, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras nuk mund të sigurojë mbështetjen e ish-ministrit të tij Janis Varufaqis, i cili përjashtoi një ditë më parë çdo aleancë me partinë në pushtet, SYRIZA, në sfondin e zgjedhjeve parlamentare të 7 korrikut.

Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, partia e së cilit MeRA25 nuk arriti të siguronte asnjë vend në Parlamentin Europian më 26 maj, konfirmoi për të përditshmen ”Kathimerini” se nuk do t’i ofronte mbështetjen e tij Aleksis Ciprasit, pasi partia e tij SYRIZA pësoi një humbje katastrofike në zgjedhjet europiane.

‘’Përse t’i japim votat tona deputetëve të SYRIZA-s, të cilët votuan memorandumet gjatë krizës së borxhit’’, deklaroi Varufaqis, i cili e akuzon Ciprasin se nuk i është përmbajtur premtimeve elektorale./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIsh-presidenti amerikan Bill Clinton mbërrin në Kosovë
Artikulli tjetërARKEOLOGJI – Egjipti kërkon Tutankhamonin nga Britania