PARIS, 15 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern lëshuan sot nga Parisi “Christchurch Call” kundër dhunës në internet, në çastin që “Facebook” por ngushton përdorimin e platformës së tij të videove direkte, të cilin e përdori vrasësi në qytetin Kristçërç për të shpërndarë atentatin e tij.
Simbolikisht, mbledhja, që u zhvillua në pallatin Elize, do të fillojë me një “karanga”, një këndim i popullatës maori që shpreh dhimbjen e popullit neozalandez pas masakrës ndaj 51 myslimanëve në xhamitë e Kristçërçit, më 15 mars.
Ky sulm ishte shpërndarë 1,5 milionë herë brenda 24 orëve në “Facebook” pa llogaritur platformat e tjera si “YouTube”.
“Përballë një fenomeni të tillë, nuk mund të veprojmë të vetëm në nivelin e një shteti. Duhet të ketë një përgjigje botërore në një rrjet botëror”, theksoi kryeministrja e Zelandës së Re. /G.S/























