Ballina Bota

OTAVA – Trudeau njofton një ndihmë prej 53 milionë dollarë për venezuelasit

OTAVA, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau njoftoi sot një ndihmë prej 53 milionë dollarë kanadezë (35 milionë euro) që do të shkojnë për popullin venezuelas, në nisje të një takimi në Otava të vendeve të Grupit të Limës.

‘’Sot, Kanadaja njofton një ndihmë prej 53 milionë dollarë për t’iu përgjigjur nevojave më emergjente të venezuelasve në terren, veçanërisht rreth tre milionë refugjatëve’’, deklaroi Trudeau në një fjalim në nisje të diskutimeve, me pjesëmarrjen e dhjetëra shteteve amerikano-latine të Grupit të Limës ku do të jenë gjithashtu të pranishëm SHBA-ja dhe Bashkimi Europian./ /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBehar Dibra, prokurori i Krimeve të Rënda në garë për SPAK
Artikulli tjetërSubashi takon përfaqësues të lartë të FA