Subashi takon përfaqësues të lartë të FA

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/- Kryetar i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka pritur të hënën disa emra të nderuar të Forcave të Armatosura.

“Ishte kënaqësi të mikprisja sot dhe të bashkëbisedoja me emra të nderuar të Forcave të Armatosura: Kolonel Agim Sula, kolonele Irela Shahini, nënkolonel Durim Beu, profesor Zini Goxhaj, profesore Majlina Cukalla, si dhe 16 kursantët e kursit të lartë të Oficerit të Shtabit të Përgjithshëm”, thekson Subashi.

Duke qenë se bashkia e Fierit ishte përzgjedhur nga Akademia e Forcave të Armatosura si institucion model vendor, kursantët u njohën me vizionin, arritjet, projektet kryesore të realizuara dhe ato në zbatim e sipër. Subashi falenderoi Forcat e Armatosura për bashkëpunimin mjaft të mirë që këto forca kanë shfaqur në rastet e emergjencave dhe fatkeqësive natyrore.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.