Ballina Lajme nga Vendi

Ndryshime në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

TIRANË, 28 janar ATSH/ – Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi sot mbledhjen e parë të sesionit të ri parlamentar.

Në mbledhjen e parë të komisionit u miratuan procesverbalet e mbledhjeve të sesionit të shkuar, të mbetura pa miratuar, si edhe u diskutua dhe miratua kalendari i punimeve të komisionit parlamentar.

Në fillim të mbledhjes së parë të sesionit, kryetari i Komisionit, Petrit Vasili njohu komisionin me vendimet e seancës së fundit plenare, që ndryshojnë përbërjen e komisionit parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.

Deputetja e PS, Klodiana Spahiu do të jetë zëvendëskryetare e komisionit, deputeti Arben Kamami do të jetë sekretar komisioni dhe deputetja Klotilda Bushka caktohet anëtare e re e komisionit, pas largimit si anëtare nga komisioni për Politikën e Jashtme.

Kryetari dhe zëvendëskryetarja e komisionit, Klodiana Spahiu, si edhe deputetët e komisionit, sugjeruan çështjet që konsideronin me rëndësi për përfshirjen në kalendarin e mbledhjeve të ardhshme të komisionit dhe më pas miratuan kalendarin e punimeve sipas propozimeve të bëra.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGarda e Republikës, rritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të burimeve njerëzore
Artikulli tjetërSTAMBOLL – OKB hetim ndërkombëtar për vrasjen e Khashoggit