STAMBOLL, 28 janar /ATSH-DPA/ – Një eksperte e OKB-së për të drejtat e njeriut zhvilloi sot bisedime me zyrtarë të qeverisë turke, në ditën e saj të parë të një vizite njëjavore në Turqi në kuadër të një hetimi ndërkombëtar të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
“Agnes Callamard u takua me ministrin e Jashtëm, Mevlut Çavusoglu në Ankara dhe pritet gjithashtu të takohet me ministrin e Drejtësisë, Abdulhamit Gul”, sipas agjencisë zyrtare turk të lajmeve Anadolu Agency.
”Callamard, pritet të takohet nesër edhe me kryeprokurorin e Stambollit, Irfan Fidan”, sipas zyrës së prokurorit.
“Callamard, që drejton një ekip me ekspertë juristë dhe mjeko-ligjor, ka bërë gjithashtu një kërkesë për të vizituar konsullatën saudite në Stamboll dhe Arabinë Saudite”, njoftoi sot zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse kërkesa e saj është konfirmuar apo kur do të ketë akses në konsullatë.
Ky hetim nga OKB-ja vjen gati katër muaj pas vrasjes së Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll./ /G.S/ a.jor.























