Ballina Bota

BRUKSEL- Mogherini: Të gatshëm të mbyllim operacionin ”Sophia”

BRUKSEL, 23 janar /ATSH-ANSA/- Operacioni ‘Sophia’ ishte dhe është një përsosmëri e politikës europiane të mbrojtjes kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Mesdhe ku pothuajse e ka ndaluar plotësisht, si dhe ka meritë për trajnimin e rojeve bregdetare libiane, në veçanti për shpëtimin e jetëve, theksoi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

“Sophia solli tërë BE-në në Mesdhe, ku Italia ishte e vetme para vitit 2015’’, shtoi ajo.

Nëse sot Italia, e cila ka komandën dhe selinë e operacioneve, nuk dëshiron më ta menaxhojë ne jemi gati t’a mbyllim atë’’, theksoi Mogherini.   /os/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDialog të gjerë politik dhe konstruktiv për reformën zgjedhore
Artikulli tjetërGREQI – Parlamenti nis diskutimet, përpara votimit për emrin e Maqedonisë