Ballina Bota

GREQI – Parlamenti nis diskutimet, përpara votimit për emrin e Maqedonisë

ATHINË, 23 janar /ATSH-AFP/ – Parlamenti grek nisi sot në mëngjes diskutimet në lidhje me marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë, i cili është thirrur t’a miratojë të enjten në mbrëmje, një mosmarrëveshje e vjetër që dëmton marrëdhëniet mes dy shteteve fqinjë prej gati 30 vjetësh.

Pasi u ratifikua nga Parlamenti i Shkupit dhjetë ditë më parë, marrëveshja greko-maqedonase e 17 qershorit që riemërton republikën e vogël të Ballkanit në ”Republika e Maqedonisë së Veriut’’ duhet të miratohet nga Parlamenti grek për të hyrë në fuqi.

Marrëveshja kundërshtohet nga një pjesë e madhe e klasës politike greke. Që në fillim të seancës plenare mëngjesin e sotëm, debatet nisën me tone të larta./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL- Mogherini: Të gatshëm të mbyllim operacionin ”Sophia”
Artikulli tjetërAnkesa e qytetarit, Rama: Drejtori i Hipotekës Durrës shkarkohet, halabak dhe i padenjë