Ballina Bota

KINË – Kim në vizitë të papritur para samitit me Trump

PEKIN, 8 janar /ATSH-AFP/ – Lideri koreano-verior Kim Jong Un mbërriti sot në Pekin, në një vizitë të papritur tek aleati kinez i Phenianit, që vjen vetëm pak ditë pas kërcënimit të tij se do të ndryshonte sjellje me SHBA-në nëse kjo e fundit do të mbante sanksionet.

”Në një çast që pritet të zhvillohet një samit i dytë me presidentin amerikan, Donald Trump, Kim do të takohet gjatë qëndrimit të tij në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping”, sipas agjencive zyrtare koreano-veriore dhe kineze të lajmeve.

Kina është një aktor diplomatik i rëndësishëm në dosjen delikate të programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut sepse gjiganti aziatik është mbështetësi kryesor diplomatik dhe tregtar i këtij vendi./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Erdogan: Deklaratat e Bolton mbi milicitë kurde të papranueshme
Artikulli tjetërBashkia e Pukës masa për përballimin e motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës