PEKIN, 8 janar /ATSH-AFP/ – Lideri koreano-verior Kim Jong Un mbërriti sot në Pekin, në një vizitë të papritur tek aleati kinez i Phenianit, që vjen vetëm pak ditë pas kërcënimit të tij se do të ndryshonte sjellje me SHBA-në nëse kjo e fundit do të mbante sanksionet.
”Në një çast që pritet të zhvillohet një samit i dytë me presidentin amerikan, Donald Trump, Kim do të takohet gjatë qëndrimit të tij në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping”, sipas agjencive zyrtare koreano-veriore dhe kineze të lajmeve.
Kina është një aktor diplomatik i rëndësishëm në dosjen delikate të programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut sepse gjiganti aziatik është mbështetësi kryesor diplomatik dhe tregtar i këtij vendi./ /G.S/ a.jor.
