Arbela Statovci, kandidate për deputete për Parlamentin e Zyrihut

TIRANË, 8 janar /ATSH/ – Arbela Statovci është kandidate për deputete për Parlamentin e Zyrihut në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars të këtij viti.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka evidentuar këtë rast si një shembull suksesi të shqiptarëve që integrohen në shoqëritë europiane.
“Në Zvicër ka shumë shqiptarë të cilët janë të integruar në shoqëri, disa janë shndërruar në figura kyçe në sport, kulturë e politikë. Një prej tyre është edhe Arbela Statovci, e cila do të kandidojë në muajin mars në zgjedhjet që do të mbahen për Parlamentin e Zyrihut”, shprehet ministri Majko.

Arbela Statovci është një sipërmarrëse nga Zyrihu, pronare e firmës “massgekocht”, dhe angazhohet në bordin e FDP-s Wallisellen, në Bordin e fakultetit HWZ.

Arbela Statovci shpreson se do të votohet në zgjedhjet që zhvillohen në muajin mars.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.