TIRANË, 8 janar /ATSH/ – Ndryshe nga kredia për biznese, portofoli i kredisë për individë dominohet nga kredia në lekë.
Në fund të tremujorit të tretë, kredia në monedhë vendase përbën rreth 61,5% të tepricës së kredisë për individë. Krahasuar me një vit më parë, ky raport është rritur me 2,8%.
Në terma më afatgjatë, orientimi i kreditimit në monedhë vendase reflekton, ndër të tjera, kërkesën në rritje të individëve për financim në monedhë vendase.
Si një segment – në pjesën më të madhe të tij – pa mbrojtje natyrale ndaj kursit të këmbimit, kërkesa në rritje pasqyron në vijim ndërgjegjësimin e individëve mbi rreziqet e ekspozimit ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit.
Nga ana tjetër, kjo sjellje është mbështetur nga politikat e kreditimit të vetë bankave,
si dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë për nxitjen e kreditimit në lekë. e.xh/j.p/













