Ballina Aktualitet

Kryetari i Gjykatës Europiane: Reforma në Drejtësi në Shqipëri, kurajoze dhe unike

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – “Reforma në Drejtësi është një reformë e guximshme, kurajoze dhe unike dhe ne jemi të vendosur ta shpiem atë deri në fund”, – deklaroi sot Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një takim me Kryetarin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Koen Lenaerts

“Ditët e fundit janë zgjedhur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe po vazhdon puna edhe për ndërtimin e organeve të tjera të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Procesi i Vetingut po ecën me sukses dhe ka mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë”, – tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi se veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë aktualisht është përqendruar në tre aspekte kryesore: Vazhdimin me sukses e vendosmëri të Reformës në Drejtësi dhe procesit të Vetingut; Realizimi i “detyrave të shtëpisë” së Shqipërisë për të kurorëzuar me sukses hapjen e negociatave në qershor 2019; Kurorëzimi me sukses i reformës zgjedhore. Por Reforma në Drejtësi është prioriteti më i rëndësishëm i Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Koen Lenaerts, nënvizoi se, “Shqipëria është një vend i rëndësishëm për BE-në, pikërisht për vlerat dhe arritjet e saj. Ne shpresojmë që negociatat të çelen në qershor 2019 dhe BE do të pasurohet duke pranuar një vend me frymë europiane si Shqipëria. Me Rreformën në Drejtësi, e cila është në udhë të mbarë, dhe procesin e Vetingut, po hidhni bazat për një drejtësi dhe një gjyqësor të pavarur. Vlerësoj gjithashtu punën që keni bërë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së”.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Bajerni” me bilanc pozitiv, por mungojnë rezultatet në Bundesligë
Artikulli tjetërBE, 2.8 milionë euro për fuqizimin e administratës në Shqipëri