Ballina Bota

SHBA – Vdes në moshën 94 vjeç ish-presidenti, George Bush

UASHINGTON, 1 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti i SHBA-së, George H. W. Bush, i cili udhëhoqi vendin e tij nga 1989 në 1993 gjatë fundit të Luftës së Ftohtë, vdiq në moshën 94-vjeçare, njoftoi të premten në mbrëmje vonë djali i tij Xhorxh W. Bush.

“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë me trishtim të thellë ju njoftojmë se pas 94 viteve të shënjuara babai ynë i dashur ndërroi jetë”,  deklaroi Xhorxh W. Bush, i cili mbajti postin e presidentit amerikan nga 2001 në 2009, në një deklaratë të postuar në Twitter nga një zëdhënës i familjes.

George H. W. Bush ishte një njeri me karakter fisnik dhe babai më i mirë që një djalë apo vajzë mund të kishte ëndërruar.

Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump vlerësoi figurën e “liderit të palëkundur” të paraardhësit të tij, i cili do të mbahet mend në Histori për angazhimin e SHBA-së në çlirimin e Kuvajtit, pas pushtimit të këtij shteti nga trupat irakiane të Saddam Husseinit./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtori i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit vlerëson FBP për forcimin e marrëdhënieve në rajon
Artikulli tjetërNuk i njiheshin vitet e punës, platforma e bashkëqeverisjes zgjidh problemin e pensionistes nga Cërriku