Drejtori i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit vlerëson FBP për forcimin e marrëdhënieve në rajon

Drejtori i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit vlerëson FBP për forcimin e marrëdhënieve në rajon

Drejtori i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit vlerëson FBP për forcimin e marrëdhënieve në rajonhttp://ata.gov.al/2018/12/01/drejtori-i-fondit-nderkombetar-te-vishegradit-vlereson-fbp-per-forcimin-e-marredhenieve-ne-rajon/Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Andor F. David tha se Fondi i Vishegradit e sheh me prioritet promovimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e Bashkimin Europian. Ai iu referuar shifrave, ku vetëm në 6 vitet e fundit rajoni i Ballkanit Perëndimor është mbështetur me 2.5 milion euro.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 1 Dhjetor 2018

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH-Z.Tosku/- Fondi i Ballkanit Perëndimor është unik për rajonin, ku procesi i bashkëpunimit mes shteteve është shumë i rëndësishëm dhe në shumë raste edhe më i rëndësishëm se vetë rezultatet.

Kështu deklaroi Andor F.David, drejtori i ri i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit me qendër në Bratislavë, i cili zhvilloi takimin e parë në Tiranë  me homologun e tij, Gjergj Murra ndërsa vlerësoi bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të përbashkëta të Fondit të Ballkanit Perëndimor me sekretariat në kryeqytetin shqiptar.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Andor F.David tha se Fondi i Vishegradit e sheh me prioritet promovimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e Bashkimin Europian. Ai iu referuar shifrave, ku vetëm në 6 vitet e fundit rajoni i Ballkanit Perëndimor është mbështetur me 2.5 milion euro.

“Përpara se të vija, pashë disa statistika të nxjerra nga sistemi ynë dhe vura re se kemi mbështetur rajonin me 2.5 milion Euro gjatë 6 viteve të kaluara, projekte në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Më tej, ai u shpreh se “Fondi i Ballkanit Perëndimor po tregon pjekuri dhe kontroll të rajonit gjë për të cilën e gjithë zona ka nevojë. Nuk ka presion nga jashtë, por lidhje mes njerëzve. Dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor po ndihmon që kjo të ndodhë dhe po jep mbështetje”.

Drejtori i Fondit Ndërkombëtar i Vishegradit siguroi se në të ardhmen, FBP-së do ti jepet e gjithë mbështetja politike politike e nevojshme.

Intervista e plotë:

Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Tiranë?

Qëllimi i vizitës sime është të vizitoj Fondin e Ballkanit Perëndimor (FBP). Grupi i Vishegradit ka qenë i përkushtuar për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor. Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (FNV) është e vetmja organizatë deri më sot e Grupit të Vishegradit në partneritet me Fondin e Ballkanit Perëndimor. Dhe unë erdha të takoj Drejtorin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, Gjergji Murra i cili është homologu im. Unë jam drejtori i ri i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit me qendër në Bratislavë. Këtë funksion e mora katër muaj më parë.

Ju keni mbështetur FBP që në fillimet e saj përmes asistencës teknike që kjo organizatë të niste funksionimin e saj. Më konkretisht, si e mbështeti Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit ketë organizatë ndërkombëtare?

Mbështetja teknike ishte planifikuar: Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit për Fondin e Ballkanit Perëndimor me qëllim që ai të fillonte të funksiononte, sekretariati, i gjithë FBP si organizatë, të kishte dokumentet ligjore të rregullta, të zhvillonte vizitat e para të punës në terren, të reklamonte FBP si iniciativën e re rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor, të kishte mundësi të lëshonte Thirrjen e Parë. Nuk u fokusua te fondet për projekte. Qëllimi i parë i asistencës teknike ishte të siguronte mjetet administrative që organizata të fillonte të funksiononte.

Zoti Andor F.David, nga përvoja juaj e bashkëpunimit me Fondit e Ballkanit Perëndimor dhe me projektet e përbashkëta të realizuara në rajon, si e vlerësoni bashkëpunimin duke marrë parasysh që FBP është ende një organizatë ndërkombëtare e re?

Grupi i Vishegradit është i përkushtuar ndaj Fondit të Ballkanit Perëndimor.  Grupi e ka prioritet integrimin dhe promovimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rajoni është zona fqinje më e afërt dhe ka qenë zonë me prioritet. Në të kaluarën, Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit ka mbështetur gjatë shtatë viteve të fundit projekte që ishin fokusuar edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përpara se të vija, pashë disa statistika të nxjerra nga sistemi ynë dhe vura re se kemi mbështetur rajonin me 2.5 milion euro gjatë 6 viteve të kaluara, projekte në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë 148 projekte të marra së bashku dhe 148 studentë të cilët morën bursa nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të ardhur në një nga vendet e Vishegradit për të studiuar. Kemi mbështetur gjithashtu 47 projekte të lidhura me një nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Cilat janë projektet që ju mbështesni dhe kryesisht cilët sektorë?

Këtu ka një dallim. Ne nuk mbështesim projektet e Fondit të Ballkanit Perëndimor, por mbështesim projektet që në një farë mënyre janë të veçuara nga FBP. Nuk po bëjmë garë, thjesht plotësojmë njëri-tjetrin. Prandaj,  Fondi i Ballkanit Perëndimor si një iniciativë rajonale është i rëndësishëm për ne. Kjo nuk është në të vërtetë një iniciativë e re sepse procesi i negocimit filloi që në 2011 dhe filloi të funksionojë në 2017. Sidoqoftë, ne jemi të përkushtuar ndaj asaj që Ballkani Perëndimor të marrë nën kontroll rajonin e vet. Kjo do të thotë se kemi një organizatë ndërkombëtare të njohur pasi të gjitha qeveritë e vendeve të Ballkanit e nënshkruan deklaratën e krijimit të FBP-së. Dhe më e rëndësishmja të gjitha parlamentet kombëtare e miratuan. Pra, një organizatë legjitime me qendër në Tiranë, me statusin e një organizate ndërkombëtare. Fondi i Ballkanit Perëndimor tregon pjekuri dhe kontroll të rajonit gjë për të cilën e gjithë zona ka nevojë. Nuk ka presion nga jashtë, por lidhje mes njerëzve. Dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor po ndihmon që kjo të ndodhë dhe po jep mbështetje. Në të ardhmen ne do të japim gjithë mbështetjen politike dhe gjithçka tjetër për të cilën do të jetë e nevojshme. Por, duhet të dini se FBP-ja është një organizatë e pavarur, i përket rajonit dhe ne nuk i imponohemi apo ndikojmë te Fondi i Ballkanit Perëndimor. Jemi të gatshëm të bisedojmë nëse  do të ketë nevojë për mbështetje teknike apo në personel.

Ju vizitoni për herë të parë Shqipërinë. A keni një mesazh për të rinjtë e vendit tonë dhe të gjithë rajonit?

Mesazhi im është: “Merrni përgjegjësi për rajonin tuaj.” Fondi i Ballkanit Perëndimor është diçka me të vërtetë unike për rajonin. Është diçka e krijuar për të ushqyer kohezionin e brendshëm në këtë pjesë të botës. Procesi i bashkëpunimit është shumë i rëndësishëm dhe në shumë raste edhe më i rëndësishëm se vetë rezultatet. Çfarë është më e rëndësishme në studimet universitare, sipas jush, diploma, një copë letër që e merrni në përfundim të studimeve apo dija? Dija ju shërben për pjesën tjetër të jetës, të ardhmen tuaj. Këtë po përpiqet të promovojë dhe financoje Fondi i Ballkanit Perëndimor. Njerëz të zakonshëm nga vendet të ndryshme mblidhen së bashku me një ide për një projekt që duan ta zbatojnë. Këtë projekt mund t’ia paraqesin FBP-së dhe nëse vlerësohet pozitivisht, atëherë merr fonde dhe ideja materializohet. Dhe këto moment shkaktojnë valë më të mëdha që do të arrijnë gjithashtu të krijojnë qëndrime më të larta.

Pak mbi Fondin Ndërkombëtar të Vishegradit…

Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit është një organizatë ndërkombëtare donatore e themeluar në vitin 2000 nga qeveritë e vendeve të Grupit të Vishegradit – Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia për të nxitur bashkëpunimin rajonal në rajonin e Vishegradit , si dhe midis rajonit dhe vendeve të tjera, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Partneritetit Lindor. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.