Ballina Kryesore

Nuk i njiheshin vitet e punës, platforma e bashkëqeverisjes zgjidh problemin e pensionistes nga Cërriku

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2409862199055439/

TIRANË, 1 Dhjetor/ATSH/- Fatmira nga Cërriku merr sot pensionin që i takon me një rritje prej 51%, pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”.

“Shkoja të merrja pensionin dhe nuk më bënin këmbët, pasi merrja 70 mijë lekë . Me vjen inat se punova gjithë jetën. Shkova në Elbasan dhe më kthyen përgjigje negative. Nuk më njihnin kontributet nga 1993 deri në 2000”, tregon Fatmira.

Ajo shprehet se “dëgjova në televizor dhe thashë pse mos ta bëj dhe unë aplikoi djali me vajzën nga Italia”.

“Për 10 ditë m’u kthye përgjigja që fiton vitet nga ’93 deri në 2000”, thekson Fatmira duke shtuar se jam e kënaqur.

Punonjësja e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan ka marrë vërejtje duke qenë se nuk ka zbatuar ligjin për llogaritjen e pensionit.

Kryeministri Rama uroi mirëmëngjes me rastin e Fatmirës nga Elbasani, e cila merr pensionin që i takon në bazë të kontributit të dhënë.

“Mirëmëngjes dhe me historinë e Fatmirës, e cila pasi shkroi në Platformën e Bashkëqeverisjes sot merr pensionin që i takon në bazë të kontributit që ajo ka dhënë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Vdes në moshën 94 vjeç ish-presidenti, George Bush
Artikulli tjetërKosovë, parashikimi i motit 1 dhjetor