https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1891047597658204/
TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Qeveria shqiptare ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës Burrel-Klos, një nyje e rëndësishme për ekonominë e vendit, që lidh minierat e Bulqizës me uzinën e Ferrokromit dhe Portin e Durrësit.
E shkatërruar dhe e braktisur prej dekadash, çelja e këtij kantieri, sipas Kryeministrit Edi Rama, vjen pas punimeve në “Rrugën e Arbrit”.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që pas Rrugës së Arbrit, u çel edhe kantieri i rrugës kombëtare Burrel-Klos, e shkatërruar dhe braktisur prej dekadash, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Kryeministri Rama.
Për herë të parë po bëhet një rikonstruksion i thellë i gjithë kësaj rruge dhe po investohet në këtë segment shumë problematik.
Rehabilitimi i thellë i 18.7 km rrugë me parametra ndërkombëtare parashikohet të përfundohet brenda 6-8 muajve.
/m.m/ /a.g/























