Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rehabilitohet rruga Burrel-Klos, nyje e rëndësishme për ekonominë e vendit

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Qeveria shqiptare ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës Burrel-Klos, një nyje e rëndësishme për ekonominë e vendit, që lidh minierat e Bulqizës me uzinën e Ferrokromit dhe Portin e Durrësit.

E shkatërruar dhe e braktisur prej dekadash, çelja e këtij kantieri, sipas Kryeministrit Edi Rama, vjen pas punimeve në “Rrugën e Arbrit”.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që pas Rrugës së Arbrit, u çel edhe kantieri i rrugës kombëtare Burrel-Klos, e shkatërruar dhe braktisur prej dekadash, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Kryeministri Rama.

Për herë të parë po bëhet një rikonstruksion i thellë i gjithë kësaj rruge dhe po investohet në këtë segment shumë problematik.

Rehabilitimi i thellë i 18.7 km rrugë me parametra ndërkombëtare parashikohet të përfundohet brenda 6-8 muajve.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version