https://www.facebook.com/mirela.kumbaro/videos/10217525735396643/
TIRANË, 24 shtator /ATSH/- Kishat e Vithkuqit dhe të Voskopojës janë monumente me vlera arkitektonike dhe artistike, frymëzuar nga trashëgimia e kultit bizantin, ato janë cilësuar si “Thesare Unike” në rajon e më gjerë.
Në Kishën e Shën Gjergjit në Vithkuq, Korçë ka nisur restaurimi i çatisë dhe konsolidimi një tjetër operacion shpëtimi në trashëgiminë tonë kulturore dhe një destinacion që s’duhet humbur në “Rrugët e Besimit”.
Ekspertët e misionit “Europa Nostra” janë shprehur entuziastë për vlerat që përfaqësojnë kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit, duke sugjeruar përgatitjen e dosjes që këto kisha të vlerësohen me statusin e mbrojtjes si trashëgimi botërore nga UNESCO.
Kisha e vjetër e Shën Gjergjit ishte një nga kishat më të vjetra të qytetit të Korçës dhe ndodhej po aty ku u ndërtua kisha e re e Shën Gjergjit.
Vithkuqi ka 24 kisha. Ai zë vend të veçantë në Shqipëri, jo për numrin e tyre, por për arkitekturën dhe zbukurimin.
Në Vithkuq, të vjetra dhe me famë janë edhe kisha e Kryeëngjëjve, Shën Mërisë, Shën Spiridonit, Shën Kozmait, Shën Gjergjit, e shumë të tjera, kisha, që më së shumti kanë përhapur kulturë dhe dije, sesa predikime e ide fetare. /a.a/ /a.g/






















