Ballina Aktualitet

Meta: Mirënjohje fondit Shqiptaro-Amerikan për promovimin e burimeve të Shqipërisë

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Presidenti Ilir Meta u takua në Nju-Jork, ku ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

“Bisedë shumë e këndshme me Michael Granoff nga AADF. Mirënjohës për mbështetjen e AADF dhe të tij personalisht për bizneset dhe promovimin e burimeve të Shqipërisë. Kontribut i madh për forcimin e miqësisë midis dy kombeve”, – tha Presidenti Meta pas takimit.

Ndërkohë, sipas një njoftimi nga Presidenca, në takim është folur për mbështetjen e AADF për bizneset shqiptare dhe për promovimin e burimeve të Shqipërisë për të cilën Presidenti Meta ka shprehur mirënjohje.

“Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, kontribut të madh për forcimin e miqësisë midis dy kombeve”, – tha Meta. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKisha e Shën Gjergjit në Vithkuq në “Rrugët e Besimit”
Artikulli tjetërBerat, punime për mbrojtjen e lumenjve nga përmbytjet