Ballina Aktualitet

Kurban Bajrami, ambasada e SHBA-së në Tiranë uron besimtarët myslimanë

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Amabasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot githë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo në botë për një Bajram kuptimplotë dhe të bekuar.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama uron Bajramin me pamje të xhamive të restauruara
Artikulli tjetërFituesit e MTV Video Music Awards, midis tyre edhe Rita Ora