Ballina Kulturë

FOTO/”Himara Art-Fest 2018″, nxënësit promovojnë vlerat kulturore

TIRANË, 25 Maj/ATSH/.- “Himara Art-Fest 2018” mblodhi për herë të parë nxënës të shkollave të Himarës në një aktivitet ku u promovuan edhe vlerat kulturore të zonës.

Aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Himarës në shëtitoren kryesore së bashku me shkollën 9-vjeçare dhe atë të Mesme të qytetit mblodhi qytetarë të shumtë , por edhe turistë të huaj që po vizitonin Himarën.

Nxënësit e shkollave të Himarës konkurruan në zhanre të ndryshëm si: aktrim, këngë, recitim, kërcime, valle, polifoni, vizatime, pikturë, etj. Në përfundim të aktivitetit u shpallën edhe nxënësit fitues në këto zhanre.

“Himara Art-Fest 2018”, u konsiderua nga organizatorët një model për organizimin e projekteve të tilla, që janë zhvilluar edhe në shkolla të tjera të bashkisë së Himarës./k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Samsung gjobitet 533 milionë dollarë për kopjim të iPhone
Artikulli tjetërThaçi dekoron me medalje pas vdekjes ish-rektorin Ejup Statovci