Ballina Kosova

Thaçi dekoron me medalje pas vdekjes ish-rektorin Ejup Statovci

PRISHTINË, 25 Maj/ATSH/.- Presidenti Hashim Thaçi dekoroi sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10 vjetorit të Pavarësisë ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes).

“Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, si drejtues i Universitetit të Prishtinës në periudhën e viteve 90-të dekorova ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes) me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10 vjetorit të Pavarësisë ). Profesori Statovci u vu në krye të protestave masive më 1 tetor 1997 dhe u bë shembull frymëzues për të gjithë studentët”, shprehet Thaçi.

Ejup Statovci ishte Profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe Rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 e deri më 1997.Gjatë asaj kohe u angazhua me tërë qenien për shpëtimin e Universitetit të Prishtinës nga mbyllja e tij nga serbët.

Ai me punën e tij e transformoi atë në një universitet të kohës sipas përvojës europiane dhe botërore, duke e afirmuar dhe pranuar atë brenda dhe jashtë si institucion shtetëror.
/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/”Himara Art-Fest 2018″, nxënësit promovojnë vlerat kulturore
Artikulli tjetër“Netët e Letërsisë Austriake”, sot nata përmbyllëse nën “magjinë” e librit