Ballina Bota

LONDËR – Princi Harry dhe Meghan Markle zyrtarisht të martuar

LONDËR, 19 maj /ATSH-AFP/ – Princi Harry dhe Meghan Markle u shpallën sot zyrtarisht të martuar gjatë një ceremonie plot emocion në bazilikën St George të kështjellës Windsor, vend historik për monarkinë britanike.

Çifti u shpall i martuar nga peshkopi i Canterbury Justin Welby, shefi shpirtëror i Kishës anglikane, pasi shkëmbyen zotimet e tyre para rreth 600 të ftuarve, përfshirë dhe mbretëreshën Elizabeth II dhe një plejadë yjesh.

Ish-aktorja amerikane, Meghan Markle mbërriti sot në mesditë në kështjellën Windsor duke shënuar kështu fillimin e ceremonisë martesore me princin Harry.

E veshur me një fustan nga shtëpia franceze e modës “Givenchy”, Meghan hyri e vetme në kishë ku u prit nga princi Charles, në mungesë të babait të saj të sëmurë.

Më herët mbretëresha Elizabeth II i akordoi çiftit, Harry dhe Meghan titullin e dukës dhe dukeshës të Sussex-it./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Supermateriali biologjik më i fortë se çeliku
Artikulli tjetërKukës, drejt përfundimit punimet në rrugën problematike të tregut