Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Supermateriali biologjik më i fortë se çeliku

STOKHOLM, 19 maj /ATSH-ANSA/ – Zbulohet supermateriali biologjik më i fortë në botë, që kalon në rezistencë çelikun dhe rrjetën e merimangës.

Ky material është realizuar nga studiuesit e Institutit Real të Teknologjisë në Stokholm duke përdorur nanofibra të celulozës, që janë në bazë të përbërjes së drurit dhe bimëve dhe është publikuar në revistën shkencore “Acs Nano” të Shoqatës Amerikane të Kimisë.

Materiali i ri artificial, por i biodegradueshëm mund të bëhet një alternativë ekologjike ndaj plastikës që përdoret në aeroplanë, automjete, arredim dhe madje mund të jetë i dobishëm në biomjekësi, sepse celuloza nuk luftohet nga trupi.

“Biomateriali jonë është tetë herë më i fortë dhe rezistent se sa rrjeta e merimangës”, thotë Daniel Soderberg që drejton grupin e studiuesve.

“Ai kalon edhe çelikun dhe çdo metal tjetër apo lidhje metalike, madje edhe fibrat e qelqit dhe çdo material tjetër artificial”, theksoi ai./  /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVoskopoja, eksperimenti i parë i suksesshëm i zhvillimit rural
Artikulli tjetërLONDËR – Princi Harry dhe Meghan Markle zyrtarisht të martuar